Edhe pse jemi dy javë larg, derbi i shumëpritur Partizani – Tirana ka nisur të shkëlqejë në horizontin e futbollit shqiptar. Java e 24-t e Superiores do të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve teksa Partizani dhe Tirana do të “luftojnë” vetëm për fitore në Air Albania, 6 mars në orën 19:00.
Luftë nuk do të ketë vetëm në fushë por, si gjithmonë, edhe në tribuna. Në fakt kjo e tribunave është gjithmonë “On Top”, me Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils që dhurojnë gjithmonë spektakël dhe emocione të forta prej vitesh.
Tifogrupi bensik i bardhebluve ka ndezur i pari sfidën teksa në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë një foto ku zbulohet një pjesë shumë e vogël e koreografisë që pritet të shpaloset në stadium.