
Vllaznia është njëra prej skuadra që prej ditësh vazhdon në mënyrë intensive përgatitjet për sfidën e turit të parë të Conference League ndaj Linfield, që do të luhet më 13 në transfertë duke nisur që nga ora 20:45.
Në kuadër të kësaj sfide ditën e djeshme është zhvilluar një ndeshje brenda grupit. Migen Memelli ka ndarë skuadrën në dy grupe, për të parë edhe përformancën e secilit lojtarë. Në grupin e parë janë vendosur futbollistët që mendohen se do të jenë titullarë ditën e enjte, teksa tek grupi tjetër ata që do të jenë të gatshëm në stol, por gjithësesi gjatë këtij testi brenda grupit janë bëre edhe ndërrime .
Sfida ka përfunduar në barazim 1-1 ku Gruda dhe Mala shënuan për grupet respektive. Gjithsesi duket se pas kësaj ndeshje kanë lindur edhe pakënaqësitë e para. Lojtarët janë të pakënaqur me zgjedhjen e titullarë duke reaguar ashpër ndaj zgjedhjeve të Memellit, me këtë të fundit që i shtohen “dhimbjet e kokës” për të menaxhuar këtë situatë. Mbetet të shihet se si do të veprojë stafi teknik ndaj këtyre situatave.