Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nika: Më refuzon Vllaznia? Kanë tri vite që më trokasin në derë!

Shkruar nga NEWSPORT

Ansi Nika është një nga lojtarët e parë që u largua nga Kukësi këtë merkato vere, ndërsa ka kontakte me disa klube të Superiores, por edhe jashtë vendit. Gjithsesi, vëmendja është e vendosur në Shkodër, aty ku ai lindi dhe u rrit si futbollist. Ditët e fundit nga klubi shkodran janë konfirmuar fjalët se ai nuk preferohet në ekip, ndërsa vet lojtari për këtë çështje ka reaguar në “shkodrasport.com” duke thënë se është ai që e refuzon Vllazninë përderisa luan për mbijetesë.

[caption id="attachment_2787" align="alignleft" width="300"]nika vllaznia Ansi Nika kur ishte pjese e Vllaznise[/caption]

“Nuk e di se çfarë kanë dashur drejtuesit e Vllaznisë me shprehjes se jo të gjithë shkodranët e kanë derën të hapur për t’u rikthyer në skuadër. Në fakt Vllaznia ka tre vjet që më troket në derë. Unë e kam shprehur edhe më parë që jam i gatshëm të kthehem në Shkodër, por jo për një skuadër që ka tre vjet që lufton vetëm për mbijetesën. Prandaj nuk jam rikthyer. Më vjen keq për tifozët e mrekullueshëm që mbështesin atë skudër”, deklaron Nika.

Më tej për këtë sajt Nika ka konfirmuar kontaktet që ka me Flamurtarin, të cilën “neësport.al” e pati shkruar dy ditë më parë. Ndërsa shton se ka kontakte brenda dhe jashtë vendit, ndaj këto ditë do të bëjë zgjedhjen e duhur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga