
Trajneri i Tiranës ka folur sot para takimit kundër Maccabi Tel Avi që bardheblutë do të luajnë nesër në "Selman Stërmasi".
Pas humbjes 2-0 në Izrael, Ze Maria beson se kryeqytetasit kanë besimin e duhur se do të përmbysin këtë rezultat.
"Nuk kemi menduar për pushime pas sfidës që do të luajmë nesër kundër Maccabi Tel Aviv.
Unë kam besim te kjo skuadër. Dua t'ju kujtoj një ndeshje që kam përjetuar vetë kur luaja me Brazilin në Olimpiadën e 1996. Kryesonim 3-1 ndaj Nigerisë dhe në përbërje kishim lojtarë si Ronaldo, Aldair, Bebeto etj, por në fund humbën 4-3.
Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe unë besoj te mrekullitë. Ne e respektojmë Maccabin, por nuk e kemi frikë.
Për sa i përket largimeve, unë i stërvit futbollistët për të qëndruar këtu.
Përshembull, rasti i Dokës. Ai është një futbollist i ri dhe kërkohet nga disa klube të huaja, por në fillim ai duhet të bëjë hapat e tij këtu.
Kam parë shumë lojtarë me të ardhme të madhe por gjatë rrugës kanë humbur dicka dhe karriera e tyre është ndalur.
Shpresoj që lojtarët që kemi në përbërje të qëndrojnë, përtej faktit se shumë futbollistë duan të luajnë në klube të mëdha në Europë.
Tifozët? Na nevojitet mbështetja e tyre. Çfarë ka ndodhur në të shkuarën nuk ka rëndësi. Tifozët duhet të jenë në stadium për të mbështetur këta djem", deklaroi trajneri i Tiranës, Ze Maria.