
Vllaznia ka nisur sërish nga puna për takimin që e pret në fundjavë ndaj Kamzës. Si çdo herë, para nisjes së seancës stërvitore është bërë një minianalizë lidhur me takimin e shkuar, atë ndaj Flamurtarit, që shkodrën e fituar me rezulatin e thellë 3-0.
Në këtë mbledhje ka folur dhe trajneri Ernest Gjoka, i cili iu ka kërkuar lojtarëve të mos ulin ritmin, përkundrazi, duhet të rrisin akoma më shumë kërkesën ndaj vetës për të arritur pritshmëritë dhe plotësuar objektivat e plotësuara në fillim të sezonit.
Gjoka iu ka kërkuar dhe një gjë tjetër gjë lojtarëve, të mos japin asnjë pronocim për mediat. I vetmi që do flasë para përballjes me Kamzën do jetë vetë tekniku në konferencën e zakonshme për shtyp që ai do mbajë një ditë para takimit.