Barcelona ia doli të siguronte fitoren ndaj Atletico Madrid me shifrat 1-0 në sfidën e javës së 17-të të La Liga, me katalanasit që tashmë kryesojnë të vetëm kampionatin me 3 pikë më shumë se Real Madrid.
Në një moment gjatë lojës, Ferran Torres dhe Stefan Savic ngatërruan fushën e blertë me ringun, pasi të dy lojtarët u “kacafytën” mes tyre me kryesorin e ndeshjes, Jose Luis MUnuera Montero i përjashtoi nga sfida.
Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll tani ka vendosur një dënim me dy ndeshje për të dy lojtarët. Sulmuesi i Barcelonës do të mungojë kështu në ndeshjet me Getafen dhe Girona, ndërsa Savic në përballjet me Almerian dhe Valladolidin.
Poll