Ditën e sotme do të luhen disa ndeshje të cilat janë të vlefshme për grupet e Europa League dhe Conference League. Në fushë do të zbresin edhe ekipet ku luajnë lojtarë shqiptarë si dhe Ballkani i Ilir Dajës.
Qarabag i Redon Xhixhës do të presë në shtëpi Bayern Leverkusen, me sfidën që starton në orën 18:45 dhe luhet në kuadër të Europa League. Një duel interesant, ku do të vihen përballë ish-sulmuesi i Tiranës dhe Granit Xhaka, të cilët do të kërkojnë 3 pikët në përballjen mes tyre. Po në këtë orë do të luajë edhe Roma, e cila ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Slavia Prague.
Ndërkohë në orën 21:00 do të jetë radha e Atalantës së Berat Gjimshitit. Skuadra italiane do të presë Strum Graz dhe 3 pikët i ka të detyruara, sfidë kjo e vlefshme për Europa League.
Ndërkohë në Conference League do të marrë vëmendjen Legia e Ernest Muçit që do të sfidojnë Zrinjski. Polakët do të kërkojnë vetëm triumfin në shtëpinë e tyre, sfidë që starton në orën 18;45.
Nga ana tjetër gjithë tifoszët shqiptarë3 do të jenë sy e veshë nga Ballkani i Ilir Dajës. Kampionët e Kosovës do të sfidohen me Astanën në trasnfertë dhe do të kërkojnë një tjetër fitore në grupe për të marrë vendin e dytë në grupin C.
[caption id="attachment_711900" align="alignnone" width="686"] ndeshjet e Europa League[/caption]
[caption id="attachment_711901" align="alignnone" width="696"] Ndeshjet e Conference League[/caption]