
Të shumtë janë lojtarët shqiptarë që transferohen në kampionatet e huaja. Si në çdo periudhë merkatoje edhe në këtë të dimrit thuajse ndiqen të njëjtat hapa.
Lojtari i radhës që mund të provojë të luajë jashtë Shqipërie është Oresti Kasmollari. Mesfushori gjysmën e parë të sezonit luajti për Tomorin në Kateggorinë e Parë, ndërsa prej më shumë se 10 ditësh ndodhet te skuadra e Vorskla Poltava.
18-vjeçari është nën kontratë me Dinamon, port e beratasit luajti si i huazuar. Skuadra ukrainase ku luan edhe Ardit Toli prej 10 ditësh vazhdojnë stërvitjen në Turqi dhe mesfushori i kombëtares U-19 është në provë. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se deri tani lojtari ka lënë përshtypje të mira te drejtuesit urkrainas, teksa ditët e ardhme pritet të vendoset se çfarë do të ndodhë, nëse do të bëjë hapin e madh në karrierë apo do të rikthehet në kampionatin shqiptarë sërish.