Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Stokholmi në Madrid, Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva me mision ‘sekret’

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Stokholmi në Madrid, Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva me mision

Sylvinho dhe stafi i tij tashmë nuk kanë kohë për të humbur. Pas dy ndeshjeve miqësore të zhvilluara ndaj Kilit dhe Suedisë, ku kuqezinjtë u mposhtën 2 herë tashmë kanë nisur punën për t’u përgatitur për Euro 2024.

Trajneri bashkë me dy ndihmësit e tij, Zabaletën dhe Dorivan kanë flutuar nga Stokholmi në Madrid për të parë nga afër ndeshjen miqësore të Spanjës dhe Brazilit. Në “Santiago Bernabeu” braziliani studioj nga afër kundërshtarin e kuqezinjve në Euro 2024.

Misioni “sekret” i Sylvinhos dhe stafit të tij ishte të nxjerrin shënime dhe të pikasin edhe pikat e dobëta të kundërshtarit në mënyrë që ta godasin në kampionatin europian. Padiksutim që Spanja cilësohet si një nga skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, por tashmë kuqezinjtë nuk kanë asgjë për të humbur dhe Sylvinho do të tentojë të bëjë “surprizën” në Gjermani. Kujtojmë se ndeshja me Spanjën do të luhet më 24 qershor në Dusseldorf.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga