Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Sherif Kallaku te Bregu e deri te Esat Mala, Coronavirusi “prek” dhe arkat e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Sherif Kallaku te Bregu e deri te Esat Mala, Coronavirusi “prek”

Pezullimi i futbollit në vend ka bërë që të gjithë lojtarët të mbyllen në shtëpitë e tyre. Rreziku që i kanoset njerëzimit për shkak të virusit vdekje prurës “Covid 19” është i madh. Nuk mund të flitet momentalisht për futboll të luajtur, por shpresohet që situata të kalohet sa më parë. Në një kohë kur të gjithë lojtarët ishin në kulmin e tyre, erdhi edhe ndërprerja e kampionatit. Dejvi Bregu ishte thuajse i shitur në Suedi, ndërsa në merkato e verës vështirë se do ta linte Sherif Kallakun në Shqipëri.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Esat Malën, ofertat për të cilin s’kanë munguar. Edhe pse jashtë forme, shtashkurtri nisi të merrte minuta te Partizani pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me drejtuesit. Largimi i këtyre futbollistëve do të mbushte ndjeshëm dhe arkat e klubeve respektive. Por kjo vështirë se se mund do të ndodhë më.

Qëndrimi dhe stërvitja në kushtet shtëpiake domosdo i nxjerr lojtarët jashtë forme. Asnjë klub i huaj nuk do të rrezikonte të shpenzonte për të marrë në skuadrën e tyre futbollistë të cilët janë pa stërvitje prej javësh. Kësisoj, veç pasojave në njerëz, Coronavirusi pritet të ndihet edhe arkat e klubeve të Superiores. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga