
Rinovimi i Orges Shehit ishte hapi i parë i ndërtimit të një skuadre për kupat e Europës. Tashmë me stolin e sigurtë, te bardheblutë ka nisur puna për pikasjen e lojtarëve që do të përforconin skuadrën.
Tekniku durrsak i ka të qarta idetë e tij dhe lojtarët që kërkon t’i trajnojë në sezonin e ardhshëm. Nga porta në sulm, në Kosovë e Maqedoni janë një sërë lojtarësh, emrat e të cilëve po diskutohen në zyrën e drejtuesve të Tiranës.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se bardheblutë kanë mbyllur marrëveshjen me dy lojtarë. Bëhet fjalë për Kainan dhe Erdenis Gurishtën. Sulmuesi mbylli sezonin me Vllazninë dhe pëlqehet nga Shehi, ndërsa mbrojtësi shikohet si një lojtar kyç për bardheblutë.
Sa i takon portës, listën e kryeson Sali, ndërsa edhe Selmani është një alternativë. Pas Gurishtës në mbrojtje kërkohet Ndreca ose Lloran. Në qendër të këtij reparti për të formuar një dyshe të kosoliduar me Najdovskin është gjetur në Maqedoni lojtari i duhur. Kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Egzon Bejtullai mund të kthehej në lider. Mesfusha është reparti që alternativat janë të shumta dhe ndërhyje nuk pritet të ketë.
Ndërkohë në sulm përveç Kainas emra që përflitet janë edhe Latifi, Nonato dhe barbisa. Njëri prej tyre mund të veshë fanelën bardheblu në sezonin e ardhshëm.