
Laçi është një tjetër skuadër në Superiore që nuk e njeh fitoren prej disa javësh. Kurbinasit kanë 8 ndeshje në kampionat që nuk kanë mundur të sigurojnë 3 pikësh.
Kjo ka bërë që tashmë ta shikojnë veten në ‘vorbullën’ e ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Aktualisht bardhezinjtë mbajnë vendin e 8-të në klasifikim me 31 pikë, 3 pikë më pak Teuta që ndodhet në zonën në vendine 7-të, por durrsakët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Fitorja e fundit e Laçit është ndaj Partizanit më 20 janar dhe prej 2 muajsh bardhezinjtë nuk arrijnë dot të sigurojnë 3 pikët. Ndaj Demave do të triumfonin 2-1 dhe si për ironi të fatit të kuqtë janë kundërshtari i radhës në kampionat.
Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të tentojë për të dali nga kriza në të cilën ndodhen, teksa luajnë në shtëpi përballë tifozëve të tyre dhe ky është një motiv më shumë për të tentuar fitoren ndaj kampionëve dhe për të larguar edhe “makthet” e rënies nga kategoria. Por jo vetëm kaq, pasi timonieri i kurbinasve do të kërkojë edhe fitoren e parë në stolin e bardhezinjve dhe kjo do të bëjë që skuadra të jetë “all-in’ ndaj kryeqytetasve.