Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Kamza në Shkodër, skuadrat e kreut “luftë” në distancë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kamza në Shkodër, skuadrat e kreut “luftë”

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e javës së 17-të të “Abissnet Superiore” me kalendarin që ka rezervuar 3 sfida mjaft interesante në dy orare të ndryshme. Përballjet e ditës së sotme mund të cilësohen pa frikë si një “luftë” në distancë nga ekipet e kreut për të marrë 3 pikët.

Siparin e kësaj jave do ta ngre takimi mes Kastriotit dhe Partizanit që do të luhet në Kamëz në orën 13:00. Krutanët do të synojnë fitoren në shtëpi përballë kryesuesve, me këto të fundit që nuk duna hapa fals, pasi në të kundërt humbasin vendin e parë në klasifikim.

Në orën 16:00 do të jetë radha e skuadrës tjetër të kryeqytetit të zbresë në fushën e lojës. Tirana do të sfidojë në “Air Albania” Bylisin. Bardheblutë duan vendin e parë dhe ndaj ballshiotëve nuk pritet të bëjnë hapa fals. Nga krahu tjetër  djemtë e Arian Bellait do të kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar fundit të klasifikimit, ku shkalla e vështirësisë rritet akoma më shumë.

Po në në njëjtën orë do të jetë radha e Vllaznisë për të sfiduar Laçin, në një takim që pritet të dhurojë një “luftë” të vërtetë. Në “Loro Boriçi” Gentian Mezani shkon me objektivin e qrtë për të marrë 3 pikët që janë shumë të vlefshme, por përballë gjejnë shkodranët që pas ardhjes së Bekim Balaj janë më të motivuar se kurrë për titullin kampion.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga