Flamurtari aktualisht është pa një trajner, me Sinan Idrizin që shkarkoi Dritan Resulinn dhe stafin e tij pas barazimit zhgënjyer me Besën e Kavajës. Tashmë prej ditësh në Vlorë vazhdojnë punën për të gjetur në zëvendëses për t’i besuar “çelësat” e skuadrës për sezonin e ri.
Një sërë emrash janë përfolur dhe lista e kandidatëve është e gjatë. Nga një ish e deri te Stavri Nica dhe Ernest Gjoka, emra potencial për të marrë në dorë “frenat” e kquezinjve.
I pari që kryeson listën është Eqerem Memushi, i cili e njeh mjaft mirë ambientin kuqezi, pasi i ka drejtuar më parë në vitet 2006-2009. Emri i dytë është Edmond Liçaj, i cili po ashtu e njeh mirë këtë ambient pasi ka qenë edhe trajner edhe drejtor në dy periudha të ndryshme.
Gjithashtu flitet si një mundësi edhe Veljko Doveda, i cili në Kategorinë e Parë ka drejtuar Apoloninë si dhe Bledar Devolli, Stavri Nica, Ernest Gjoka apo dhe Migen Memelli. Ditë të “nxehta” në Vlorë që pritet së shpejti të vendoset edhe për timonierin e ri të skuadrës.