
Nuk pritej një fitore e tillë e itanëve, por rezultatin nuk mund ta përcaktosh. Megjithatë, media është ajo që ka pasqyruar punën e të dy kombëtareve në fjalë, ku ka pasur dhe tituj thumbues në distancë. Tre gjigantët e shtypit sportiv italian kanë vendosur menjëherë titujt bombastikë për kualifikimin e Italisë dhe fitoren e pastër ndaj Spanjës. Thumbon “Tuttosport”, ndërsa nuk mbetet pas as “Corriere Dello Sport”. Sa i përket “Gazzetta Dello Sport”, ajo “mpreh” majën e lapsit për të shënuar fitoren e radhës kundër Gjermanisë.
“Është një Itali e çmendur: 2-0! Chiellini-Pele, Spanja në shtëpi. Është ora e Gjermanisë: Pa frikë!” – “Gazzetta Dello Sport”
“Spanja, mallkimi i bluzës së bardhë” – “Corriere Dello Sport”
Itali – Spanjë, ironia e internetit: Mundemi! – “Tuttosport”