Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Greqia në Tiranë, Kukësi “forcon” repartin e mbrojtjes

Shkruar nga NEWSPORT

Duket se te Kukësi janë “zgjuar” dhe kanë nisur të lëvizin në këtë merkato. Paraqitjet nëgative në kampionat kanë zhgënjyer shumë drejtuesit, të cilët janë kujdesur të lërgojnë të gjithë lojtarët e parëndëishëm, në mënyrë që të ofrojnë më pas lojtarë të rinj që bëjnë diferencën.

Një nga pikat e dobëta të këtij Kukësi është reparti i mbrojtjes dhe si i tillë drejtuesit kanë “peshkuar” në Greqi për qendërmbrojtësin e munguar. Sipas “Supersport”, Franko Lamce ka zbarkuar në Tiranë, ndërsa pritet të prezantohet te verilindorët si afrimi më i ri i tyre.

Mbrojtësi i lindur në Çorovodë, vjen nga liga e dytë greke ku është aktivizuar deri në muajin dhjetor me ekipin e Episkopi, ku ka luajtur 7 ndeshje si titullarë. 24-vjeçari ka marrë “OK” e stafit teknik dhe së shpejti pritet të vihet nënurdhrat e dyshes Rrahman Hallaçit dhe Ylli Shametit.

[caption id="attachment_675393" align="alignnone" width="234"] Franko Lamce[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga