Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Çani te Trashi, sot zbardhet e vërteta te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Çani te Trashi, sot zbardhet e vërteta te Partizani

Partizani do zhvillojë sot në orën 17:00 stërvitjen e radhës përpara nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit. Në këtë seancë stërvitore do marrin përgjigje disa pikëpyetje që po mundojnë të gjithë.

Çështja e Lorenc Trashit, rikthimi i Edgar Çanit dhe Arbnor Fejzullahut apo dhe rreshtimin e prurjeve të reja.

Në stërvitjen e sotme pritet të zbulohet nëse drejtuesit e klubit janë zbutur me Trashin, nëse do ketë ndonjë ulje të dënimit për lojtarin kryesor të të kuqve apo do të vazhdojnë të ecin me të njëjtën strategji duke çuar një prej lojtarëve më të mirë të Superligës me skuadrën e dytë.

Një tjetër përgjigje do të jetë dhe ajo e Edgar Çanit, i cili ka zhvilluar një tjetër ndëryrje të gju dhe pritet që brenda muajit janar t'i bashkohet skuadrës për pjesën e mbetur të kampionatit, sikurse dhe mbrojtësi Fejzullahu, të cilët pritet të zbresin sot në fushë, nëse jo, atëherë do të thotë se situata nuk është aspak e qetë.

Një tjetër pytje që do të marrë përgjigje ka të bëjë me prurjet e reja. Sot do pritet të rreshtohen të gjithë futbollistët e rij të "Demave të Kuq" duke zbuluar përfundimisht punën e drejtuesve të klubit në këtë merkato janari.

Të gjitha këto do të zbulohen sot në orën 17:00, orë në të cilën trajneri Sulejman Starova do reklamojë "Partizanin e ri".

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga