Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Berati në Peshkopi, rikthehet magjia e Kupës së Shqipërisë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Berati në Peshkopi, rikthehet magjia e Kupës së

Dita e sotme do të rikthejë magjinë e Kupës së Shqipërisë, ndërsa do të luhet edhe turi i dytë i këtij kompeticioni. Plot 5 takime kanë parashikuar të zhvillohen, ndërsa itenerari është ngë Peshkopia në Berat, me sfidat që do të luhen të gjithë në të njëjtën orë 13:00.

Bylis-Vllaznia do të jetë dueli më interesat i kësaj dite, pasi do të vihen përballë njëra-tjetrës dy ekipet e Superiores, ndërsa synimi kryesore i tyre është të sigurojnë fitoren në takimin e parë, për të mos i lënë asgjë rastësisë në ndeshje  e kthimit. Shkodranët janë dhe skuadar fituese në sezonin e kaluar.

Një tjetër takim interesant është Dinamo-Kastrioti. Blutë e kryeqytetit vijnë si kryesuesit e Kategorisë së Parë, ndërsa nag ana tjetër krutanët nuk falin në ndeshje të tilla.

Partizani do të udhëtojë në Peshkopi , aty ku e pret Korabi, një skuadër që gjithmonë u ka krijuar probleme ekipeve të mëdha në letër dhe të njëjtën gjë pritet të bëjë dhe ditën e sotme.

Skuadra tjetër e kryeqytetit, Tirana do të duhet të zbarkojë në Lushnje, ku do të përballet me v endasit në një takim që padiskutim bardheblutë janë favoritë, por shpesh jemi mësuar që skuadrat e cilësuara sit ë vogla kanë bërë surprizat.

Takimi i fundit por jo nga rëndësia është dueli mes Tomorit dhe Laçit. Kurbinasit shpesh janë konsideruar si ekspertët e Kupës së Shqipërisë në vitet e fundit dhe duket se nuk pritet të vuajnë përballë beratasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga