Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nesër nis faza e 3-të e Kategorisë së Parë, 12 ekipe në zbresin në fushë për 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
Nesër nis faza e 3-të e Kategorisë së Parë, 12 ekipe

Kategoria e Parë ditën e nesërme do të startojë fazën e 3-të të saj, teksa ndeshje interesante do të luhen në javët në vazhdim. Ekipet do të luftojnë për çdo “dhëmb për dhëmb” për çdo pikë për të arritur objektivat e tyre.

12 ekipe ditën e nesërme do të zbresin në fushë, ku 5 prej takimeve do të luhen në orën 13:30 dhe një tjetër përballje do të luhet në orën 18:00.

Apolonia do të presë në shtëpi Kastriotin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 23-të të kampionatit. Fierakët duan rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej 3 javësh. Ndërkohë nga ana tjetër krutanët synpjnë 3 pikët për t’iu larguar akoma më shumë zonës “Play-out” dhe për të tentuar edhe “Play-Off”.

Vora do të presë Besën, me kavajasit që 3 pikët i kanë të detyrueshme për të shmangur “Play-out”, teksa Burreli do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Flamurtarin.

Bylisi kryesues do të sfidohet me Tomorin e vendit të fundit, ndërsa Korabi dhe Lushnja do të jetë mjaft i luftuar. Të dyja skuadrat do të tentojnë vetëm fitoren për “Play-off”. Sfida e fundit është dueli mes Elbasanit dhe Luzit, sfidë që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga