Më 7 shtator kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë në transfertë, ndërsa 3 ditë më pas ndaj Polonisë në “Air Albania”. Dy ndeshje që janë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Krahas Sokol Cikalleshit në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe Nedim Bajrami. Mesfushori foli në prag të dy sfidave, ndërsa ishte i bindur se do të marrin maksimumin për “Euro 2024”.
“Shënuat 2 gola në muajin qershor, si vjen Bajrami në këto sfida? Jam shumë i lumtur që në qershor arrita të ndihmoj skuadrën. Këto dy takime janë mjaft të rëndësishme për ne.
Çfarë ka ndryshuar? Kam folur me trajnerin dhe më ka ndihmuar. Jam i lumtur që ka ardhur Silvinjo këtu. Duhet të fitojmë dhe nëse nuk ia dalim, të mos humbasim.
A keni folur me shokët e Empolit? Në ndeshjen me Çekinë duhet të ndihmojmë kombëtaren. Me Asllanin dhe Ardjanin flasim çdo ditë dhe jam shumë i lumtur që ka fituar minuta.
Tifozët në “Air Albania”? Presion nuk kemi, por na motivojnë për të arritur te rezutlatet. Ata janë një ndihmë shumë e madhe për ne. Janë lojtari i 12-të.
Strategjia, kush repart ka ngarkesën më të madhe? Të gjithëe duhet të jemi në formë për të marrë fitorten. Duhet të përgatisim ndeshjen sa më mirë dhe të japim shpirtin në fushë.
Çfarë kërkon trajneri për Çekinë? Unë nuk kam folur ende me trajnerin dhe jam shumë i bindur se trajneri ka përgatitur diçka të mirë për sfidat me Çekinë dhe Poloninë”.