Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Zvicër e bëjnë të kryer, ish lojtari i kombëtares vjen në Europë për të shpëtuar ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
Në Zvicër e bëjnë të kryer, ish lojtari i

Shkëlzen Gashi duket se është harruar për shumë gjatë. Sulmuesi i Kolorado Rapids, që po kalon një periudhë krize, ka gjetur marrëveshje për t'u rikthyer në Europë. Bëhet fjalë për kampionatin zviceran dhe konkretisht me ekipin e Aarau. Klubi luan momentalisht në ligën e dytë dhe gjendet në një pozitë jokomode, duke siguruar vendin e 7 me dhjetë pikë diferencë nga kryesuesit.

Shkelzen Gashi ka zgjedhur të bashkohet në janar me zviceranët, duke mos hequr dorë nga paga faraonike që i siguron Kolorado në Shtetet e Bashkuara. Gashi do të rikthehet kështu në Europë, aty ku ka edhe shkëlqimin si lojtar, shkëlqim që i dhuroi edhe kombëtaren kuqezi. Me ekipin e Shqipërisë ai udhëtoi drejt kampionatit europian të 2016, për fazën e grupeve. Rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga kuqezinjtë tanë. Gashi pritet që t'i japë një dorë ekipit të ri, që shpreson të mbështetet te aftësitë e sulmuesit për të dalë nga kriza e rezultateve. Deri atëherë, Aarau duhet të ruajë një diferencë të vogël pikësh me kryesuesit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga