Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Vlorë presin përgjigjen e CAS-it për Skënderbeun, Idrizi  nuk heq dorë nga plani për trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Në Vlorë presin përgjigjen e CAS-it për Skënderbeun,

Vendimi i CAS-it për pezullimin e Skënderbeut duket se është kthyer në një çështje madhore për shumë skuadra të Superligës, por jo vetëm. Klube të ndryshme janë ende në pritje të përgjigjes përfimtare për të nisur "bastisjen" në kampin korçar.

Shumë skuadra kërkojnë lojtarë të Skënderbeut, ndërsa në Vlorë presin trajnerin Ilir Daja. Pak ditë më parë u   tha se administratori Sinan Idrizi kishte shprehur dëshirën për të sjellë në Vlorë teknikun e korçarëve, por që kjo  gjë do mësohet vetëm pas rënies së "gongut" nga CAS-it.

Vetë Daja ka pranuar në daljet e tij publike se, nëse vendimi është kundër  korçarëve, ai do largohet, në të kundërt do vazhdojë projektin e nisur me drejtuesit e klubit. Një përgjigje negative për Skënderbeun, është pozitive për vlonjatët që do bëjnë çmos të marrin Dajën për sezonin e ri. Deri atëherë duhet të presim, pasi fjala e fundit nga CAS-i do të thotë shumë, jo vetëm për korçarët por edhe për shumë klube të tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga