Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Vlorë nuk ka paqe pas barazimit, tifozët sërish kundër gjyqtarëve: Ju jeni mjeshtër, i bëni si dini vetë

Shkruar nga NEWSPORT
Në Vlorë nuk ka paqe pas barazimit, tifozët sërish

Dje, në takimin mes Flamurtarit dhe Skënderbeut që u mbyll në barazim 1-1, kanë qenë të shumta konstestimet nga ana e tifozëve vlonjatë, por jo vetëm, pasi edhe drejtuesit e klubit të Flamurtarit nuk kanë mbetur të kënaqur nga gjykimi ndeshjes.

Një penallti e padhënë dhe një gol i anuluar, sipas vlonjatëve, mjaftojnë për të kuptuar se sa skandaloz ka qenë sipas tyre gjykimi në i kësaj sfide që sipas vlonjatëve nuk është hera e parë që ndodh.

Pas përfundimit të takimit, ka qenë policia që ka marrë nën kontroll situatën duke ruajtur ata pak tifozë korçarë që ndodheshin në stadium si dhe gjyqtarët e takimit. Është dashur që këta të fundit të shoqërohen deri jashtë stadiumit, pasi tifozët e Flamurtarit nuk kanë rreshtur së kundërshtuari rezultatin dhe mbi të gjitha gjykimin e takimit, duke hedhur dhe fjalë si, "Një penallti e padhënë", "Po golin ku e vutë re që ishte faull?!", "Ju jeni mjeshtër, i bëni si dini vetë", kanë qenë fjalët  e tifozëve ndaj gjyqtarëve të takimit ndërkohë që këta të fundit po linin stadiumin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga