Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Shqipëri futbolli nis me të “shtyrë”, Federata e Kosovës nis “aksionin” për tampone: Testohen gjithë lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Në Shqipëri futbolli nis me të “shtyrë”,

Izair Emini është lojtari i parë shqiptar që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sulmuesi i Dritës pas analizave të bëra ka dalë që është prekur nga ky virus edhe pse nuk është në dijeni se ku mund të jetë prekur.

Duke parë këtë situatë në Kosovë, klubet kanë kërkuar nga Federata që të merren masa dhe të gjithë lojtarët të testohen para se të zbresin në fushë. Federata në Kosovë ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë testimi i lojtarëve dhe stafeve pasi kanë gjetur akordin edhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

Një situatë krejt e përmbysur në vendin tonë, ndryshe nga ajo që ndodh në Vala Superliga. Fillimisht një maratonë e gjatë për të marrë OK për nisjen e stërvitjeve, ndërsa për tampone as që bëhet fjalë.

Njoftimi nga FFK-ja

21 maj, 2020 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet, futbollistët dhe opinionin e gjerë që është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do të fillojë testimi i të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për Covid-19. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i IKSHPK-së, prof.dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFK-së, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’i siguruar testet e nevojshme për futbollistët dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore të cilat do t’i kryejnë testimet tek futbollistët në çdo klub.

Andaj, FFK kërkon nga futbollistët që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e parapara nga IKSHPK, me shpresë dhe besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollistëve nuk do të rezultojë pozitiv në Covid-19.

Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë ata të cilët po reagojnë pa sens dhe pa dijeni, që të kenë kujdes për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të zbatojnë në përpikëri udhëzuesin dhe protokollin higjieno-sanitar për stërvitje të dërguar nga FFK dhe t’u krijojnë sa më shumë lehtësira dhe siguri futbollistëve në këtë periudhë.

FFK falënderon edhe një herë ministrin Vitia dhe IKSHPK-në për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në luftimin e pandemisë Covid-19 si dhe për mirëkuptimin e tyre për rifillimin e aktiviteteve të futbollit.

Urojmë që edhe këtë sprovë ta kalojmë me sukses.

Shëndet e punë të mbarë për të gjithë futbollistët!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga