Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Në Shqipëri ekipi i fundit fiton me atë të parin”, Esin Hakaj: Vllaznia lufton në të dyja frontet

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Shqipëri ekipi i fundit fiton me atë të

Mbrojtësi i Vllaznisë, Esin Hakaj ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës me Kukësin. Shkodrani ka vlerësuar kundërshtarin duke i kushtuar rëndësi marrjes së tre pikëve nesër. Ai është shprehur i bindur për ecurinë pozitive që do të ketë Vllaznia në vazhdim, pas dy humbjeve rradhazi në kampionat.

I kënaqur me ecurinë tuaj pozitive?

Normal që po. Është edhe pjesa kur kombëtarja të thërret është një arritje shumë e mirë. Shpresoj që të vazhdoj edhe për Vllazninë të jem në këtë formë, të jap më të mirën.

Meqë po flasim për më të vlerësimet, para pak kohësh u shpalle te më të mirët në formacionin e vitit të kaluar. Një nxitje më shumë kjo për të bërë mirë për të ardhmen, për Vllazninë?

Normalisht që po. Kam dhënë më të mirën edhe shpresoj më shumë e më shumë.

Përpos repartit të mbrojtjes që keni sigurinë e duhur, tashmë shënon për skuadrën e Vllaznisë. Mund të kemi ndonjë surprizë nesër me Kukësin?

Një gjë e bukur është, por më e mira është fitorja e Vllaznisë, me i kënaqur të gjithë tifozat, me vazhduar ecurinë e Vllaznisë. Golat ndoshta do të vijnë por më e rëndësishme është fitorja.

Shikojmë kundërshtarin, ka një rritje të dukshme javët e fundit me Hallaçin në krye.

Ne Shqipëri nuk duhet me thënë se jo është ekip i dobët, sepse ekipi i fundit po fiton me ekipin e vendit të parë. Kështu që nuk duhet me marrë asnjë ekip lehtë. Duhet me dhënë më të mirën edhe duhet me u shtrënguar shumë e më shumë.

Si është situata në repartin e mbrojtjes te Vllaznia, ka shumë diskutime, disa gola që mund të ishin evituar?

E vërtetë, janë disa gabime që nuk na falen asnjërit. Mendoj që janë disa që janë pozicionuar për shkak të mungesës së lojtarëve. Shpresoj që mos të bëhen më ato gabime.

Do vazhdojë Vllaznia të jetë skuadra më në formë në fushën e saj?

Besoj se po, fushën e saj dhe jashtë saj. Do japim më të mirën dhe do jemi një ekip shumë i fortë.

Vllaznia në dy fronte, Kupë dhe Kampionat. I synoni të dyja trofetë?

Besoj se i ka mundësitë, ka lojtarë e ka ekipin që mund të pretendojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga