Të gjithë në Shkodër këtë sezon janë optimist se mund të fitojnë titullin kampion. Tifozët i kanë sytë te Bekim Balaj, i cili ëhstë edhe transferimi i bujshëm i merkatos së janarit.
Por duket se pikërisht Vllaznia është “tradhëtuar” nga djali i saj. Sulmuesi i kombëtares ka 7 ndeshje me fanelën kuqeblu dhe nuk i aka dalë të gjej rrugën e rrjetës.
32-vjeçari akoma nuk është zhbllokuar, teksa prej tim pritet shumë. Gjithsesi përsëri në Shkodër janë të bindur se goli do të vijë dhe se forma e mirë e balajt do të ndihmojë skuadrën në rrugën drejt titullit kampion.
Deri më tani sulmuesi ka luajtur në 416 minuta mes kampionatit dhe Kupës, kun ë 4 prejt tyre është hedhur në fushë nga minuta e parë.