Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Shijak kërkojnë qëndrimin në Superiore, por ERZENI ka kundër KALENDARIN

Shkruar nga NEWSPORT
Në Shijak kërkojnë qëndrimin në Superiore, por ERZENI

Të gjithë në Shijak kërkojnë që Erzeni të qëndrojë në Superiore edhe për një sezon tjetër. Aktualisht skuadra e Alfred Deliallisit mban vendin e 8-të në klasifikim, pozicion që të siguron “Play-Out”.

Por jo gjithçka është në favorin e shijakasve, të cilët në dy javët e mbetura kanë kundër edhe kalendarin. Të enjten në “Kukës Arena” do të sfidojnë Kukësin në orën 16:00, ku janë të dënuar vetëm për 3 pikët, por nuk duhet të harrojmë se verilindorët luajnë ndeshjen e sezonit.

Vetëm 3 ditë më pas do të presin Tiranën në “Niko Dovana”, sfida e fundit e këtij kampionati me bardheblutë që kërkojnë fitoren për të ngritur edhe trofeun e titullit kampion.

Dy kundërhstarë të vështirë për Erzenin dhe misioni për të siguruar qëndrimin në Superiore është vështirësuar. 180 minuta të rëndësishme për shijakasit që do të japin gjithçka nga vetja për të qëndruar mes 10 më të mirëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga