Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në përballjet direkte dhe golavarazh janë “identikë” me PSG, ja pse Benfica kaloi si “kokë” grupi

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrëmjen e djeshme janë mbyllur edhe ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League, teksa tashmë janë mësuar edhe skuadrat që kanë siguruar biletën për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Në grupin H Benfica dhe PSG arritën të grumbullonin pikë të njëjta 14 secila. Në ndeshjen e fundit kampionët e Ligue 1 fituan ndaj Juventusit 2-1, ndërsa portugezët triumfuan 6-1 ndaj Maçabi Haifa. Edhe përballjes mes tyre kanë qenë “identike” , si dhe golavarazhi po ashtu, duke bërë që skuadra që kalon e para të zgjidhet nga një tjetër kriter. Liga e Kampionëve ka 12 rregulla të cilat i vendosin pozitat në grupe, ndërsa vetëm rregulli i tetë mund të bëntë diferencën në këtë grup. Në rregullin e tetë shkruhet: “Golat e shënuar si mysafir në të gjitha ndeshjet e grupit”. E këtu Benfica ishte më e mirë me nëntë gola, 3  më shumë se PSG që kishte shënuar gjashtë. Kështu që portugezët dolën të parët nga grupi, ndërsa francezët të dytët. [caption id="attachment_665688" align="alignnone" width="300"] Benfica-PSG[/caption]  
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga