
Kupa e Shqipërisë rikthen spektaklin në futbolin shqiptar. Në mesjavë, më 17 dhe 18 janar do të zbresin skuadrat në fushën e blertë për të zhvilluar të gjitha ndeshjet e turit të dytë të këtij komepticioni.
Ekipet në Kupën e Shqipërisë janë të ndara në dy grupe A dhe B. Të martën do të jetë radha e skuadrave të grupit të parë që do të përballen mes tyre.
Ndërkohë vetëm një ditë më pas, të mërkurën e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar te duelet e grupit B, ku vlen të theksohet se spikat derbi i Durrësit mes Erzenit dhe Teutës që do të luhet në “Niko Dovana”.
Sfidat e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë:
Grupi A më 17 janar
Bylis-Vllaznia
Lushnja-Tirana
Korabi-Partizani
Dinamo-Kastrioti
Grupi B më 18 janar
Tomori-Laçi
Apolonia-Kukësi
Erzeni-Teuta
Skënderbeu-Egnatia