Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Maqedoninë e Veriut e bëjnë të kryer, Ilir Daja merr te Shkëndija yllin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Në Maqedoninë e Veriut e bëjnë të kryer, Ilir Daja merr

Temperaturat po nxehen edhe në merkato. Zërat që e lidhnin Ilir Dajën me një kalim te Shkëndija e Tetovës sa vijnë dhe bëhen më të forta, ndërsa në Maqedoninë e Veriut mediat thuajse e kanë bërë zyrtare. Sportmedia.mk raporton se me afrimin e teknikut kryeqytetas te kuqezinjtë e Tetovës, edhe Eraldo Çinari do jetë pjesë e Shkëndijës.

Palët janë në bisedime të avancuara dhe sipas mediumit në fjalë, mbetet vetëm që të firmoset e zeza mbi të bardhë. Çinari prej kohësh ka zyrtarizuar disa oferta nga liga turke në drejtim të tij, ndërsa shkodrani në vitin 2018 kaloi nga Vllaznia te Alaves në Spanjë. Nëse gjithçka zyrtarizohet dhe Ilir Daja kalon te tetovarët, atëherë trajneri aktual i Skënderbeut do të "rrëmbente" nga Partizani edhe një lojtar si Çinari, që ka kontratë me të kuqtë deri në verën e 2021.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga