Partizani ka humbur zyrtarisht sot sulmuesin më prodhimtar të sezonit të shkuar. Erdhi me bujë te të kuqtë, ndërsa shënoi gola, por tashmë nuk është pjesë e tyre, pikërisht për ndeshjet e Europa League. Justifikimet nga ana e përfaqësuesëve të Partizanit janë të shumta në lidhje me mos federimin e tij për ndeshjet e Europa League, ndërsa kanë mashtruar fansat e tyre edhe me një pseudomarrëveshje mes shkodranit dhe presidentit Demi.
[caption id="attachment_10554" align="aligncenter" width="770"] Faksimile e faqes së Wikipedias së skuadrës Perak FA[/caption]
Asgjë nuk është e vërtetë mës tyre, ndërsa Xhevahir Sukaj tashmë mund të quhet pjesë zyrtare e Perak FA në Superligën e Malajzisë. Faqja e tyre në “wikipedia” e ka futur në listë shkodranin, ndërsa këtë e vërteton edhe faksimilja që i kemi bashkangjitur shkrimit.