Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Hygerta Sako, ishte së fundmi e ftuar në podcastin “iMedia Creative”, ku foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë.
Gjatë intervistës, ajo ndau detaje të sinqerta dhe pranoi për herë të parë se ka pasur një marrëdhënie financiare me produksionin.
Po ashtu, ajo u shpreh se, si kryefamiljare me angazhime të përditshme në punë, vendimi për t’u shkëputur për një periudhë të gjatë nuk kishte të bënte thjesht me dëshirën për vëmendje publike.
“Oferta ishte joshëse. Tani duhet ta pranoj këtë gjë. 102 ditë nuk janë pak. Duke qenë se jam në punë, jam kryefamiljare nuk mund të iki dhe t'i them mirupafshim çdo gjëje thjesht për t’u futur në një format të këtij lloji apo thjesht për audiencë. Sigurisht që ka një kosto ekonomike edhe kjo gjë. Audienca ka qenë arsyeja madhore", u shpreh ajo.
