
Lushnja mundi vetëm në ndeshjen e “Play-Out” të sigurojë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Skuadra Lushnjare po punon intensivisht për sezzonin e ri pasi synimi kryeorë është të sigurojnë një vend në “Play-Off” për të tentuar më pas edhe Superioren.
Me ardhjen e Gugash Maganit gjërat kanë nisur të marrin drejtim dhe tashmë drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë “gardës së vejtër”. Në këtë mënyrë dy rinovime të tjera janë bërë në skuadër. Ervis Gjyla dhe Altin Kananaj do të vazhdojnë qëndrimin dhe do të synojnë të jenë sërish protagonist në Kategorinë e Parë.
Sulmuesi dhe mesfushori do t’i japin një dorë Maganit pasi të dy lojtarët e njohin mirë ambientin lushnjarë.
Poll