Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në "luftë" me kohën, Duro "kryqëzon gishtat" për yllin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Në "luftë" me kohën, Duro "kryqëzon

Laçi nuk doli pa "plagë" nga ajo fitore 1-0 ndaj Kastriotit. Mentor Mazrekaj u dëmtua, duke shqetësuar jo pak Shpëtim Duron. Nëse do jetë apo jo ndaj Partizanit, trajneri do vendosë para ndeshjes, teksa besohet se ai do fitojë luftën me kohën për të qënë prezent.

Mazrekaj është një element i rëndësishëm i ekipit. Ai ka ndihmuar ekipin jo vetëm me gola, por edhe në mënyra të tjera. Sa i përket situatës së lojtarëve të tjerë, Musta është i pezulluar nga kartonët, ndërsa Nwabueze është i dënuar me 10 ndeshje mos-prezencë, pas sherrit në Ballsh. Sulmuesi me pashaportë amerikane ka shlyer vetëm 1 ndeshje, teksa do jetë jashtë edhe nëntë të tjera.

Kurbinasit masin forcat me Partizanin, rival ky direkt për arritjen e objektivave. Nëse Mazrekaj do përballet me të kuqtë apo jo, vetëm koha do e tregojë. Ekipi i Duros është e katërta me 36 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga