
Superiorja do të luajë ditën e sotme dy sfidat e fundit të javës së 13-të. Të dyja takimet do të startojnë në të njëtën orën 17:00, teksa do të luhet në aksin Shkodër – Korçë.
Skënderbeu dhe Teuta do të përplasin brirët në Korçë, në sfidën që kosiderohet për “jeta e vdekje” për të dyja skuadrat. Korçarët për më shumë se 5 javë nuk e njohin fitoren, ndërsa gjithashtu edhe durrsakët prej 3 ndeshjesh nuk marrin dot fitore. Ivan Gvozdenovic kërkon fitoren që do e bënte pjesë të “Final – Four”, ndërsa “Djemtë e detit” kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar fundit.
Ndërkohë interesante është edhe përballja mes Vllaznisë dhe Laçit. Kjo sfidë do të luhet në “Loro Boriçi”, ku do të luftohet për çdo centimetër të fushës. Shkodranët kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive, njëjtë si kurbinasit. Të dyja ekipet kanë detyrim vetëm fitoren, bardhezinjtë për “Final-Four” ndërsa kuqebkutë për t’iu larguar zonës së ftohtë.