
Një tjetër duel intersant në javën e 20 të Superligës shqiptare është edhe sfida e Laçit, aty ku kurbinasit presin në shtëpi Luftëtarin.
Nën drejtimin e Julian Ahmataj, gjirokastritët duan të bëjnë mirë ndaj bardhezinjve, edhe pse mendim koplet të kundër ka trajneri i Laçit, Besnik Prenga. Pas barazimit me Kukësin, trajneri mirditor shpreson të shfrytëzojë formën aspak të mirë të bluzinjve për të marrë 3 pikët dhe për tu afruar me zonën Europiane. E për këtë fakt, Prenga pritet t'i besoj futbollistëve të tij më të mirë. Selmanit pritet t'i besohen çelsat e katërkëndëshit.
Përpara tij pritet të vendoset katërshja Fangaj, Mersinaj, Gjoni e Sefgjini, Para tyre pritet të shikojmë treshen Eller, Jonuzi e Najdenov teksa në sulm pritet të hidhen Shtubina, Xhixha e Berisha. Në vend të këtij të fundit nuk përjashtohet mundësia që të shikojnë Mane. Afrikani ka pak ditë që ka zbarkuar në Laç dhe besohet se talenti i tij ka bindur Prengën për t'i dhënë një fanellë titullari.
Nga ana tjetër, trajneri debutues, Julian Ahmataj pritet ta nis me formacionin 4-5-1. Ruçi në portë.Rrapa, Hoxha, Kocionis dhe Xhekson në mbrojtje. Mesfusha pritet të jetë e ngjeshur, me Ramadani e Açka nga krahët, e ku në zemër të saj janë Aleksi, Demo e Fili, të cilët do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Dunga.
Takimi mes Laçit dhe Luftëtarit do të mbyll javën e 20 në Kategorinë Superiore dhe do të nis nga ora 14:00.