
Egnatia dhe Laçi do të çelin siparin e javës së 30-të të Superiores në orën 15:00 ku do të përballen në Kompleksin Partizani. Rrogozhinasit kërkojnë të blindojnë Europën ndërsa kurbinasit, pas fitoreve me Teutën dhe Partizanin, tashmë kërkojnë të futen zyrtarisht në vallen europiane teksa aktualisht vetëm 3 pikë i ndajnë nga Vllaznia dhe Egnatia.
Të dy trajnerët nuk pritet të bëjnë ndryshime të mëdha nga sfidat e fundit ndaj në sulm do ta nisin lojtarët më në formë të të dy skuadrave, Kasa – Dwamena dhe Guindo – Shkurtaj. Ky duel i sulmuesve pritet të jetë nga më interesantët të kësaj jave.
Formacionet e mundshme:
Egnatia (3-5-2): Sherri; Atanda, Malota, Memolla; Fangaj, Zejnullai, Agbekpornu, Ferdnando, Musta; Kasa, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova
Laçi (4-4-2): Selmani; Roganovic, Velksoski, Turkaj, Ziko; Spahiu, Manellari, Ujka, Mazrekaj; Guindo, Shkurtaj. Trajner: Stavri Nica