
Paraqitjet në prapavijën e Cosenza nuk kanë kaluar pa u vënë re nga agjentët e skuadrave të Seria A, të cilat kanë shtuar emrin e Kastriot Dermakut në listën e dëshirave të tyre.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare cilësohet si një nga futbollistët më të konsoliduar në mbrojtje dhe për këtë fakt ka ngjallur interesin e një skuadre si Bologna.
Sinisa Mihajlovic e shikon si njeriun ideal për të përforcuar prapavijën dhe merkato e kësaj vere pritet të jetë decizive për Dermakun. 27 vjeçari është një titullar fiks te Cosenza, me të cilën është paraqitur 65 herë dhe ka realizuar një gol.
Me kombëtaren kuqezi, Dermaku është aktivizuar në 2 raste, por pa arritur të gjej fundin e rrjetës.
Poll