Egnatia arriti të triumfonte në transfertën e vështirë shkodranë. Përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi”, skuadra rrogozhinase arriti të fitonte 0-2.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.
“Ne i përgatisim ndeshjet për t’i fituar. Na prishi shumë punë kartoni i kuq për Vllazninë. Por me atë çfarë dhanë djemt në fushë e merituan fitoren. Pritja ishte e egër brenda fushës së lojës, por gjithçka është e pranueshme brenda katrorit jeshil. Nuk po flas për tribunat, pasi tifozët shkodranë janë emblemë. Ndeshjen nuk e vumë në dyshim aq shumë, por ajo që është e rëndësishme është 3 pikëshi”, tha trajneri Edlir Tetova.
Poll