Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në "hall" për gola, Tirana rikthen nga huazimin sulmuesin 19-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Në "hall" për gola, Tirana rikthen nga huazimin sulmuesin

Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me bardheblutë që kanë shumë oshilacione. Kryeqytetasit për fatin e keq ishin edhe me merkato të bllokuar dhe në këtë mënryë nuk bënë dot asnjë afrim, ndërsa ka të larguar.

Florent Hasani dhe Kaina Nunes kanë lënë “boshllëk” në sumin e bardhebluve dhe tashmë nevoja në këtë repart është e madhe. Duke parë një situatë të tillë, drejtuesit e Tiranës kanë menduar të rikthejnë në kryeqytet Dijar Nikqin.

19-vjeçari ishte i huazuar te Teuta, por tashmë bardheblutë e kanë rikthyer në skuadër. Në këtë mënyrë talenti i sulmit do të ketë shansin të tregojë vetën në pjesën e dytë të sezonit. Nikqi ditën e djeshme ka dalë në stërvitje nën urdhrat e Julian Ahmataj dhe tashmë mund të konsiderohet si “blerja” e vetme e drejtuesve në këtë merkato.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga