Erion Hoxhallari është një nga lojtarët kryesor të Tiranës. Mbrojtësi i majtë në një lidhje me “Fan Zone”, është shprehur se nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij edhe pse është në fund të kontratës me bardheblutë. Gjithashtu, Hoxhallari nuk i mbyll derën një transferimi te Partizani në të ardhmen.
“Kemi mangësi pasi këto që kemi bërë stërvitje e kemi bërë vetëm vrapime. Do të ndikojë pasi kemi bërë vetëm vrapime, por sa të kapim formën që kishim.
Besoj se jemi 9 pikë, por nuk janë shumë. U mbyll kampionati dhe para se të ndalej ishim në formë, por duke parë pushimet këto pikë do të na dukem sikur jemi njësoj dhe do të luajmë sikur jemi të barabartë”.
E ardhmja? “Unë për momentin jamë i fokusuar që të mbaroj këtë kampionat. Në fund do të shikoj dhe do të vendos se çfarë do të bëjë”.
Nëse ke ofertë nga Partizani? “I dashkën të gjithë lojtarët e Tiranës te Partizani. Jam në kontratë me Tiranën e në të ardhmen nuk i dihet asnjëherë.
Të arrijmë deri te titulli pasi për të festuar mendohet shpejt. Unë mendoj se ne e kemi vetë në dorë titullin dhe si do të shprehemi në fushë. Nëse shprehemi si në ndeshjet e fundit, besoj se asnjë nuk do të na pengoj”, u shpreh Hoxhallari.