
Flamurtari nuk ia doli të siguronte ngjitjen në Superiore dhe do të duhet që edhe një sezon tjetër të luajnë në Kategorinë e Parë. Në sezonin e ri kanë një objektiv dhe ai është ngjitja në elitë. Në vlorë nuk duan të dështojnë sërish dhe në këto kushte ndryshime të mëdha shihen në skuadër.
Me ardhjen e Emiliano Çës disa loojtarë nuk ishin planë e klubit dhe rrjedhimisht nuk do t’iu rinovohej kontrata, ndërsa duket se kanë bërë “prapaktheu”. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se janë plot 6 lojtaarë që kosideroheshin jashtë planeve të kuqezinjve që janë telefonuar për t’u rikthyer në ekip dhe për të rinovuar kontratën.
Mësohet se bëhet fjala për Ariol Kaloshin, Denis Pjeshkën, Ermal Vitijën, Behar Ramadanin, Fabjan Beqja dhe Bardhi Bylykbashin. Të 6 lojtarët pritet të rinovojnë kontratën me kuqezinjtë për të qenë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Duke se drejtuesit kanë hequr dorë nga ndryshimi rrënjësor i skuadrës dhe kanë vendosur të mbajnë boshtin kryesorë të lojtarëve për ta pasur më të thejshtë edhe ambientimin e lojtarëve për sezonin e ri.