Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Angli zgjedhin Shqipërinë më të mirën e grupit A

Shkruar nga NEWSPORT
Në Angli zgjedhin Shqipërinë më të mirën e grupit

E përditshmja angleze "Daily Mail" ka bërë një analizë të shkurtër për të gjitha kombëtaret e Europianit. Ajo i ka vlerësuar me notë kombëtaret sipas analizës së bërë prej saj. Me A me yll janë përzgjedhur Kroacia dhe Islanda duke u vlerësuar si kombëtaret me paraqitjet më të mira në Europian. Me A janë vlerësuar Irlanda e Veriut dhe Hungaria, ndërsa me A- është vlerësuar kombëtarja e Uellsit. Me B+ janë vlerësuar Italia dhe Polonia, ndërsa pas tyre me B vijnë Gjermania, Sllovakia dhe Shqipëria. Me notën më të ulët janë vlerësuar Austria, Rusia e Ukraina duke i vlerësuar me notën F.

"Daily Mail" shkruan: " Një prej dy humbësve të pafat, që e mbylli në vendin e tretë dhe nuk arriti të kualifikohej, Shqipëria i tejkaloi gjithë pritshmëritë, edhe pse nuk mundi të kalonte. Impresionues, edhe pse luajti me dhjetë lojtarë në humbjen ndaj Zvicrës, shqiptarët mbajtën Francë 0-0 për 90 minuta dhe pastaj fituan ndeshjen finale, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Një turne i mirë dhe diçka nga e cila vërtet mund të ndërtohet e ardhmja. Nota B".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga