Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndryshoi lojën me 2 zëvendësime, Mirel Josa kapet me gazetarin: S’të pëlqyen ndërrimet?! I dhamë hapësira Craiova-s, ja gjendja e Latifit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshoi lojën me 2 zëvendësime, Mirel Josa kapet me gazetarin:

Vllaznia barazoi 1-1 me Universitatea Craiova në “Loro Boriçi”. Në një stadium me mbi 10 mijë tifozë, shkodranët ditën të tregojnë cilësitë në turin e dytë të Conference League.

Ndeshja nisi mirë për miqtë, që fituan disi terren në fushë. Me kalimin e minutave kuqeblutë ia dolën të balanconin lojën, duke pasur disa raste por pa konkretizuar.

Do duhej minuta e fundit e pjesës së parë, kur arbitri irlandez Mclaughlin do jepte një penallti bujare për Craiova, me Ivan që do e ndalte në rrjetë, paçka se Zogovic kuptoi krahun.

Në pjesën e dytë trajneri Josa diti të lëvizë “gurët”, duke hedhur në fushë Markun dhe Hoxhaj. Do ishte kjo dyshe që në të 51 minutë do vendoste ekuilibrat, me Markun që bëri kamerierin për Hoxhaj.

Pjesa e mbetur e lojës kishte raste për të dyja skuadrat, me 90 minutat e para që u mbyllën 1-1. Tanimë fokusi i Vllaznisë do jetë një javë më vonë në Craiova, në transfertën rumune të kthimit.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa.

“Ju thashë para ndeshjes që janë tre rezultate. Mund të themi që pjesën e parë nuk ishim mirë, i jepnim të drejtë kundërshtarit sesi mbanim topin dhe shkonim në sulm. I dhamë hapësirë të presonte lart.

Penalltia ishte një moment, por Craiova kishte raste të tjera të rrezikshme. Ndryshuam pikat e referimit. Sa shkonim në mesin e fushës, fikeshim. Nuk duhet të ndodhte. Pika referimi më të mira duhet të kishim në sulm. Pjesën e dytë ju dha skuadrës më shumë siguri.

Vllaznia e frikësuar – Të themi të drejtën nuk ishim të frikësuar. E dinim nivelin e kundërshtarit. Bëri një lojë të njëjtë. I dhamë ne të drejtë të na presonim.

Në ndeshjen e radhës do shkojmë të luajmë futboll, nuk kemi gjëra për të ndryshuar. Ndeshja është brenda javës, të freksojmë ekipin. Fusim edhe udhëtimin brenda. Nuk e quaj të mbaruar një ndeshja pa fërshëllimën. Nuk do shkojmë të rrimë në mbrojtje.

Formacioni – Një skuadër vepron në bazë të gjendjes që ka. Duke nisur te lojtari i fundit që u fut në fushë, Alivoda, përsëri jam i kënaqur nga të gjithë lojtarët. Kemi gjëra për t’i rikuperuar. Fillon loja dhe kemi një kundërshtar më të freskët. Në pjesën e dytë ata gabuan më shumë se ne, rregulluam pikat tona të referimit dhe e bëmë më të qetë. Më intereson si funksionon skuadra në grup.

Kualifikimi – 50 me 50 e quaj. Ju e dini si është futbolli. Nuk dua të vë epitet që s’do u pëlqejnë. Do shkojmë jo vetëm për të ndenjur në mbrojtje, nuk funksionojmë kështu.

Latifi, Boshnjaku, Vulaj dhe forma sportive – Nëse do luante Vulaj, do ndryshonte skema dhe vendosja e lojtarëve në fushë. Ju s’jeni dakord me ndërrimet e mija?! Kishim dy kartona të verdhë dhe nuk mund të mbetëshim në inferioritet. Çdo lojtar, i ri apo i vjetër e fus në lojë se e meriton. Alivoda e meritonte pas gjithë asaj që më ka dhënë në stërvitje. Çfarë prisnit nga Boshnjaku? Ndryshimet do i bëj në bazë të gjendjes që kam. Latifi edhe për një javë nuk vjen në formën që duam.

Sulmuesit dhe merkato– Kaina bëri punën që i dhamë, Aralica duhet të bënte më mirë. Kemi edhe një muaj kohë, nuk punoj vetëm për Europë por edhe kampionat.

Presioni – Duhet të kemi ne, shkojmë në një fushë kundërshtare. Rumunët mos kujtoni se do jenë pa frikë. Do kemi mundësitë t’i sulmojmë”, tha Josa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga