Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndreut nuk i del inati me Apoloninë, trajneri i Kastriotit: Nuk japin panallti pa na shtënë me pushkë, e vështirë ndaj Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Ndreut nuk i del inati me Apoloninë, trajneri i Kastriotit: Nuk japin

Kastrioti luan nesër me Skënderbeun në stadiumin e Kamzës. Sfida e orës 16:00 vlen për javën e 31 të Superligës, ndërsa për këtë ka folur trajneri I krutanëve, Ramazan Ndreu. Trajnerit nuk I del e keqja për sfidën e humbur me Apoloninë, teksa shigjeton sërish arbitrat për penalltitë e munguara.

Skuadra sërish nuk arrin të fitojë, çfarë i ka ndodhur ekipit në këto javë?

Në fazën e tretë dhe të katërt pikët merren vetëm me skuadra rivale. Sepse skuadrat e kreut, janë skuadra të mira, janë skuadra që kanë investuar shumë dhe kanë marrë atë marshin për të mos mbetur jashtë europës. Ndaj ndaj tyre është shumë e vështirë, ne kemi 8 javë që nuk arrijmë te fitorja, por jemi po me ato pikë afër e afër, ndaj edhe skuadrat e tjera që janë në grupin e dytë kanë gabuar. Vjen një pikë e kampionatit kur nevoja për pikë është jetike... Kjo ndeshje që vjen është shumë e rëndësishme për ne pasi siç e thatë dhe ju është jetike. Dhe ajo që kaloi me Fierin ishte e tillë, e cila po ti bësh analizë është shumë e gjatë. Atë ndeshje e kam parë dhe riparë disa herë, dhe jam shumë i zhgënjyer se si ka mundësi, flas për anësorin, dhe jo se kryesori nuk ishte i përfshirë. Si ka mundësi të na masakrojnë në këtë mënyrë dhe në shumë raste të na dëmtojnë.

Po flisni për rastin e penalltisë?

Nuk ka penallti për ne, ajo punë ka marrë fund. Edhe lojtarëve u kam thënë që mos e mbani mendjen te penalltia se "vetëm po na shtinë në pushkë, mund të marrim penallti" ndryshe nuk ndodh.

Përse mendoni se ndodh kjo?

Nuk i hy aq gjatë analizave, por po i referohem ndeshjes së fundit me Apoloninë. Ne kemi eksperiencë në këtë fushë, ne i dim këtë, se si jepet një penallti e se si nuk mund të jepet, ju është %, është, s'është. Por unë më shumë pikën mbi 'i', do ta vë te anësori që kisha përball, dhe duke parë ndeshjen, kam fiksuar jo më pak, por 10 gabime në vendosje. Si mundet që një anësor, kur aksioni është në fundore ai të rri në mesfushe. Kto janë gabime që kur duan të gabojnë rrinë aty. Arbitrimi më përgjithësi është përmirësuar shumë dhe këtë e kam thënë shpesh, por kur arbitirmi përmirësohet shumë, tani po na dalin në pah edhe shumë gabime. Nuk është si para 10 vitesh ku ndoshta ishin gabime njerëzore sepse atëhere arbitrimi nuk ishte si tani. Sot ka arbitra shumë të mirë dhe unë jam i bindur 1000% se nëse gabojnë, e bëjnë me dashje. Nuk mund të ndodhë ndryshe.

Pra ju mendoni se janë të qëllimshme?

Padiskutim, nuk më hiqet nga mendja. Në çdo media është folur që janë raste të pastra, raste të dyshimta e me radhë. Edhe në gazetën tuaj është folur për raste të dyshimta, apo penalti të padhëna në ndeshjen me Fierin e shumë të tjera. Gabon një herë, dy, por jo shumicën e ndeshjeve, ku në 30 javë na është dhënë vetëm një penallti.

I druheni një gjykimi tendencioz në ndeshjen e radhës?

Është fundi i kampionatit, dhe në këto ndeshje të mbetura do ishte mirë që dhe arbitrat të mbanin drejtësi. Shpresoj që në këtë ndeshje të mos na haet haku.

Keni fituar në transfertë dy herë me Skënderbeun, tashmë e prisni në fushën tuaj, si vjen Kastrioti në këtë ndeshje?

Kemi punuar shumë këto ditë që kishim në dispozicion në të gjitha aspektet, sidomos në atë psikologjik. Skënderbeu është një skuadër që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit. Është një kundërshtar i vështirë, por kam shumë besim te skuadra që do të ja dalim këtë radhë. Gjithmonë nëse e vlerësojnë siç duhet, dhe janë shumë të thjeshtë, jam i bindur që do ti marrim tri pikët që i kemi të domozdoshme, pasi kampionati ka hyrë në fazën e fundit, dhe janë ndeshje që nuk ka vend për gabime, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Në Fier kishit mungesa, si është gjendja e skuadrës në këtë ndeshje?

Fatmirësisht, na rikthehen thuajse të gjithë lojtarët. Çela, Moraes dhe Rami janë 100%, ndërsa edhe De Silvën do e kemi në këtë ndeshje, por do e shoh dhe sot nëse do mundem ta aktivizoj që në pjesën e parë. Gjithsesi është e sigurtë që do e kemi të paktën një pjesë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga