Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Ndihem i lumtur për Superkupën time të dytë", Pano Qirko: Falenderoj shokët e ekipit për sakrificat

Shkruar nga NEWSPORT
"Ndihem i lumtur për Superkupën time të dytë",

Partizani është SUPERKAMPIONI i Shqipërisë. “Demat” mposhtën Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në finalen e Superkupës. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të të sfidës pas një gafe të Alen Sherrit.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur portieri i Partizanit, Pano Qirko, i cili priti dhe një penallti.

“Ndihem shumë i lumtur që kam fituar Superkupën e dytë në karrierën time. Falenderoj çunat për sakrificat. Jam me fat që kam patur trajnerë portierash shumë të mirë. Kemi kaluar shumë kohë për tu stërvitur, e kishim studiuar edhe atë penallti që prita. Profesor Luan Birçja ka investuar shumë që unë të jem ky që jam sot. Më ka dhënë besimin dhe gjithçka”, u shpreh Qirko.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga