
UEFA Conference League çel zyrtarisht edicionin e ri 2023-2024 ditën e sotme me dhjetra ndeshje që do të nisin që nga ora 17:00. Vëmendja dhe interesi më i madh i yni është tek ekipet shqiptare dhe janë plot 7 të tilla që do të garojnë mbrëmjen e sotme.
E gjitha nis nga Egnatia, e cila debuton për herë të parë në Europë ku sfidon Ararat-Armenia në transfertë në orën 17:00. 2 orë më vonë është Dukagjini i Kosovës, një tjetër debutues që do të presë në shtëpi FC Europa dhe Shkupi që sfdon Hegelmann në transfertë. Nga dardanët është përsëri Gjilani që në orën 19:30 sfidon luksmeburgasit e Niederkorn.
Supersfida e ditës është ajo mes Tiranës dhe Dinamo Batumi. Në orën 20:00 në ‘Air Albania’, bardheblutë presin gjeorgjianët me qëllimin e vetëm fitoren. Në të njëjtën orë luan edhe Shkëndija me Haverfordwest. Mbrëmjen e mbyll Vllaznia që luan në transfertë ndaj Linfield në orën 20:45.
Ndeshjet e ditës:
Ararat – Egnatia 17:00
Dukagjini – Europa 19:00
Hegelmann – Shkupi 19:00
Niederkorn – Gjilani 19:30
Tirana – Dinamo 20:00
Shkendija – Haverfordwest 20:00
Linfield – Vllaznia 20:45