Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, vëmendja te derbi i "Niko Dovanës" dhe dueli në "Kukës Arena" (SFIDAT dhe ORARET)

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme është mbyllur edhe java e 19-të e Abissnet Superiore, ku Kukësi, Bylisi, Laçi dhe Erzeni kanë siguruar 3 pikët në shtëpi, ndërsa vetëm sfida mes Partizanit dhe Egnatias ka përfunduar 1-1.

Kjo javë i lë menjëherë stafetën dueleve të Kupës së Shqipërisë, ku ndeshjet e kthimit do të luhen në dy ditë, të enjte dhe të premte.

Më 2 shkurt do të zhvillohen 6 takime, të gjitha do të statojnë në orën 13:00. Egnatia pret Skënderbeun në “Egnatia Arena” me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar me shifrat 1-0 për rrogozhinasit. Pritet të jetë një ndeshje e hapur, pasi korçarët kërkojnë të shkojmë sa më larg në këtë kompeticion, ndërsa nga ana tjetër rrogozhinasit e Edlir Tetovës synojnë kualifikimin.

Një tjetër sfidë interesante është edhe dueli mes Kastriotit dhe Dinamos që do të luhet në Kamëz. Krutanët kan ëtriumfuar në takimin e parë 3-1 dhe do të synojnë të administrojë rezultatin, ndërsa Blutë e kryeqytetit shpresojnë te përmbysja.

Tirana-Lushnja duket se do të luhet vetëm për formalitet, pasi bnardheblutë kanë fitruar takimin e parë me shifrat 3-0 dhe në sfidën e kthimit nuk pritet të ketë surpriza.

Apolonia këtë herë do të udhëtojë në “Kukës Arena” aty ku do të përballet me skuadrën e Rrahman Hallaçit. Takimi i parë mes tyre është mbyllur me rrjetsa të paprekura dhe verilindorët kanë si shpëtimin e sezonit pikërisht Kupën e Shqipërisë dhe ditën e enjte nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores, ndërsa fierakët do të tentojnë të bëjnë surprizën e madhe në këtë fazë të kompeticionit.

Laçi ka fituar 3-1 ndaj Tomorit në sfidën e parë dhe në Kurbin nuk pritet të tolerojë, me kualifikimin që duket më afër djemve të Gentian Mezanit, por nga ana tjetër beratasit do të provojnë shanset e tyre.

Sfida e fundit e ditës së enjte është dueli mes Partizanit dhe Korabit. Demat pas një momenti “”JO” në kampionat do të kërkojnë që të shfryjnë “nervat” ndaj skuadrës së kategorisë së parë. Takimi i parë mes tyre është mbyllur me shifrat 3-1 në favor të djemve të Giovanni Colellës.

Dita e premte ka rezervuar vetëm dy përballje që do të luhen në dy orare të ndryshme. Vllaznia-Bylis do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 13:00. Shkodranët e Mirel Josës kanë fituar përbaljen e parë mes tyre me rezultatin 2-0, ndërsa ballshiotët arritën të marrin “hak” në kampionat ku i mposhtën 1-0. Ky duel pritet me mjaft inters pasi skuadra e Shensoit po kalon një moment të mirë, ndërsa e kundërta ndodh me kuqeblutë.

Siparin e ndeshjeve të 1/8 të Kupës së Shqipërisë do ta mbyllë derbi mes Teutës dhe Erzenit që do të luhet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:00. Gjithçka e barabartë është mes dy ekipeve edhe në takimin e parë që ka përfunfuar 1-1. Pritet që të jetë një përballje e luftuar, ashtu siç ndodh në derbi, ku emocionet dhe spektakli nuk mungojnë as në fushën e blertë as në tribuna.

Ndeshjet e kthimit te 1/8 të Kupës së Shqipërisë:

[caption id="attachment_678231" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e Kupes se Shqiperise[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga