Kombëtarja e vajzave - Armand Duka
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e dytë play-out ndaj Qipros, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në “Air Albania” dhe duke siguruar kështu qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League.
Pas këtij triumfi historik, ka ardhur reagimi edhe nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Presidenti Duka nuk e fsheh lumturinë e tij, teksa thekson se vajzat e Kombëtares shqiptare “ndriçuan”, duke treguar grintë dhe pasion.
REAGIMI:
Sonte vajzat kuqezi e ndriçuan “Air Albanian”! Me pasion, grintë dhe një lojë fantastike, ato mposhtën Qipron dhe siguruan qëndrimin e merituar në Ligën B!
View this post on Instagram
Poll
