Gazetari sportiv i mirënjohur në Shqipëri Gëzim Sinemati ka folur për ekipin e Vllaznisë në emisionin “Procesi Sportiv”, Top Channel:
“Në Shkodër janë velur duket thënë se luan mirë Vllaznia dhe ka ekip të mirë. Ata duan përfundim, duan titullin. Ka shumë vite që thonë se ky është viti i Vllaznisë, ndërsa viti i Vllaznisë nuk po vjen akoma.
Ekip që e ka problemin me veten e vet. Nuk e ka me kundërshtarët. Nuk ka vazhdimësi. E shikon stadiumin, njëherë mbushet plotë, pastaj... Shkodranët janë shumë të ndjeshëm me ekipin e tyre.
Janë lodhur duke pritur titull. Tre gjerë janë të sigurtë në Shkodër, kur fut dorën në liqen kap Krap, kur del në rruët e Shkodrës ka humor dhe kur futesh në stadium ka një penallti”.
